Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë ndodh nëse Trump dënohet? VOA: Asnjë parashikim për këtë skenar në konventën republikane

Bota E premte, 1 Dhjetor 2023 21:25
Çfarë ndodh nëse Trump dënohet? VOA: Asnjë parashikim për këtë skenar në konventën republikane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komiteti Kombëtar Republikan njoftoi rregullat për garën dhe konventën e ardhshme për emërimin e kandidatit presidencial, por pa përmendur apo pa parashikuar një zgjidhje mbi një çështje me të cilën mund të përballen republikanët gjatë verës së ardhshme: A mundet që delegatët e partisë të votojnë një kandidat tjëtër, në rast se kandidati që pritet të fitojë emërimin, shpallet fajtor për akuza penale dhe dënohet me burg?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ish-presidenti Donald Trump po përballet me 4 çështje penale që do të vazhdojnë edhe gjatë fazës së primareve në Partinë Republikane, një rast i pashembullt në politikën amerikane, ku kalendari politik përkon me atë të çështjeve penale ndaj një kandidati kryesor. Në 5 mars, në 15 shtete të SHBA-ve dhe Ishujt Samoa Amerikane do të mbahen garat paraprake për emërimin e kandidatit për president, një ditë që njihet si Super e Marta.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 9 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 10 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 11 orësh

Këto primare do të zhvillohen vetëm një ditë pas seancës së parë të gjyqit ndaj zotit Trump në Uashington lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përpjekje për përmbysje të paligjshme të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020. Zoti Trump deri tani udhëheq garën në mesin e republikanëve dhe mund të sigurojë mbështetje të madhe të nevojshme deri në Super të Martën, periudhë kur pritet të jenë zgjedhur pothuajse gjysma e delegatëve që votojnë për zgjedhjen e kandidatit presidencial.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe në rast se ai do të shpallej fajtor dhe do të dënohej në gjyqin në Uashington ose në ndonjë proces tjetër gjyqësor, udhëheqësit më të lartë të partisë dhe shumë votues kanë dhënë sinjale se do ta mbështesnin gjithsesi. Zoti Trump dhe aleatët e tij po nxisin pushimin e gjyqeve ndaj tij ose vonesat në proceset gjyqësore. Në rregullat e Komitetit Kombëtar Republikan nuk parashikohej se si mund të veprohej në rast se do të ndodhte një skenar i tillë, i paprecedentë. Delegatët duhet të votojnë për një kandidat të caktuar presidencial në konventë, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve paraprake ose kuvendeve partiake në shtetin e tyre.

Ashtu si në vitet e kaluara, rregullat parashikojnë që delegatët të votojnë për një kandidat të caktuar të paktën gjatë raundit të parë të votimit në konventën kombëtare, me përjashtime të kufizuara për një numër të vogël delegatësh. Një kandidat fiton emërimin nëse fiton shumicën, që është 1215 delegatë. Në konventën e ardhshme, e cila nis më 15 korrik në Miluaki, do të jetë mundësia që përpara miratimit të tyre, të ketë ndryshime të lehta të rregullave, apo pezullim të tyre. Për një gjë të tillë kërkohet miratimi me votë i 2/3 të delegatëve.

“Eshtë një organ parlamentar”, tha Benjamin Ginsberg, një avokat për zgjedhjet republikane. “Mund të bëjë ndryshime në një mënyrë apo një tjetër”. Këto manovra të minutës së fundit janë të vështira të organizohen dhe ka pak shenja që delegatët do të shohin për alternativa të tjera edhe pse gjyqet ndaj zotit Trump pritet të zhvillohen së afërmi. Ekipi i fushatës elektorale të zotit Trump lëshoi një paralajmërim të fortë. “Çdo përpjekje për të ndërhyrë tek rregullat do të shtypet nga ne që dimë të drejtojmë konventat,” tha këshilltari i zotit Trump, Chris LaCivita.

Komiteti Kombëtar Republikan nuk pranoi të komentonte mbi mundësinë e pezullimit të rregullave në rast se kandidati presidencial burgoset, por referoi intervistat e fundit në të cilat kryetarja e komitetit Ronna McDaniel, pyetjes nëse zoti Trump duhet të emërohej në rast se shpallej fajtor, i përgjigjej se partia do të mbështeste kandidatin që do të zgjidhnin votuesit. “E di që kjo përbën lajm, por, si kryetare, unë do të mbështes atë që zgjedhin votuesit. Dhe, po, nëse ata zgjedhin Donald Trumpin, votuesit po e shohin këtë që po ndodh dhe ata mendojnë se ekziston një sistem drejtësie me dy standarde. Ata nuk besojnë shumë nga gjërat që po dalin”, tha zonja McDaniel në një intervistë për CNN në 12 nëntor. “Ata vendosin. Dhe ju po e shihni këtë të pasqyruar në anketime”. /VOA/

Etiketat e lidhura

Donald Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.