Çfarë po kurdis Vuçiç? 5000 forca speciale për…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, vijon që të merret me ushtrinë. Serbia ka vendosur që të shtojë numrin e forcave speciale ushtarake nga 1500 sa janëaktualisht deri në 5000.

Forcat speciale angazhohen në operacione të tilla si sabotimi, kundërsabotimi, kundër kryengritjes dhe operacione speciale duke ofruar fleksibilitet dhe një sërë opsionesh taktike që mund të përdoren përtej skenarëve të luftës konvencionale.

Për të arritur te numri 5000 i efektivëve, Serbia ka ulur kriteret e pranimit për forcat speciale dhe ka rritur ndjeshëm pagat dhe shtesat e këtyre efektivëve për ta bërë më tërheqëse se pozicionet e tjera ushtarake.

Organizatave të sigurisë së Kosovës iu rekomandohet të vazhdojnë me hartimin dhe stërvitjet e planeve të reagimit për skenarë të ngjashëm sikurse ajo me Banjskën.

SHKARKO APP