Çfarë po ndodh!? Infektohen 85 foshnje me Koronavirus në SHBA
Tetëdhjetë e pesë foshnje nën moshën 1 vjeç kanë testuar pozitive për koronavirusin në një qark të Teksasit.
Zyrtarët lokalë janë duke i kërkuar banorëve të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit,pasi shteti po bëhet një nga pikat më të reja të nxehta.
Që nga janari, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar më shumë se 3.6 milion raste Covid-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Gati 140,000 njerëz kanë vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Në Qarkun Nueces të Teksasit, ku ndodhet Corpus Christi, numri i rasteve të reja të koronavirusit u rrit në korrik pas një tendence uljeje.
Virusi ka infektuar dhjetëra foshnje dhe zyrtarët lokalë po u kërkojnë njerëzve që të mbajnë maska dhe të praktikojnë distancën sociale.