Charlie Hebdo, ndez sërish polemikat

Krijuesit e revistës satirike franceze Charlie Hebdo kanë ngjallur polemika të reja me një vizatim që përshkruan Aylan Kurdin, fëmija sirian i mbytur në det, së bashku me nënën dhe vëllain e tij. Vizatimi është shoqëruar me këtë shprehje; Aylan Kurd; “Një gomar që kërkonte rrugën për në Gjermani”.
Një javë më parë nga edicioni special për të shënuar përvjetorin e pushkatimeve masive në zyrën e saj në qendër të Parisit, revista në kopertinë ka artistin David Bowie i cili ndërroi disa ditë më parë, dhe në brendësi një vizatim me Aylan Kurdin.
Kjo shkak ka e revistës ka shkaktuar një debat të madh në median online, dhe komentuesit akuzojnë revistën që tashmë nuk po njeh limite. Vizatimi është një satirë mbi pikëpamjen e emigrantëve, që janë në një farë mënyrë të  implikuar në një valë të jashtëzakonshëm të sulmeve ndaj grave në Gjermani.
Vizatimi tregon një version të fotos të Aylanit, dhe përpjekjet ndërkombëtare për të trajtuar krizën e refugjatëve. Mbështetja për refugjatët në Gjermani është drejt një rruge që i pengon refugjatët, të hyjnë në Gjermani, siç ka deklaruar dhe Kancelaria Merkel.

Independent/R.Shtylla

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?