CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

”Benjamin Netanyahu nuk është dakord me propozimin e Joe Biden për arritjen e një kompromisi për Gazën e pasluftës”, kështu thuhet në një raport konfidencial të Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA. Raporti po qarkullon midis zyrtarëve amerikanë dhe bën të ditur se Netanyahu mund të largohet nga Gaza pa ndonjë plan të mirëfilltë.

Kabineti i Netanyahu-t nuk ka një qëllim primar, operacionin final kundër Hamasit dhe eliminimin e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif. Izraeli është përpjekur të shënjestrojë Deifin disa herë në të kaluarën dhe megjithëse është plagosur, besohet se është ende gjallë.

“Jam krejtësisht i tronditur dhe i neveritur nga ky vendim i turpshëm i Sekretarit të Përgjithshëm. Ushtria e Izraelit është ushtria më morale në botë. Kështu që ky vendim imoral vetëm do të ndihmojë terroristët dhe do të shpërblejë Hamasin. Dhe më duhet t’ju them një gjë tjetër. I vetmi që është në listën e zezë sot është Sekretari i Përgjithshëm”, tha Gilad Erdan, Ambasador i Izraelit në OKB.

SHKARKO APP