FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cigare në Vatikan? Papa merr vendimin drastik

Papa Françesku i ka marrë një vendim të paprecedent nga ndonjë Papë më parë. Lideri shpirtëror i katolikëve gëzon dhe autoritetin ligjor brenda qytet-shtetit të Vatikanit, pra brenda mureve të Selisë së Shenjtë është një farë mbreti që mund të vendosë ligje dhe regulacione.

Me një dekret të tijin Papa ka ndaluar plotësisht shitjen e cigareve brenda mureve të Vatikanit, qoftë për civilët, qoftë për klerikët dhe vendimi i tij do të marrë fuqi në fillim të vitit 2018.

Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e tij papati shpjegon se: “Shkaku pse u mor ky vendim është shumë i thjeshtë. Mbikëqyrësi hyjnor nuk mund të kontribuojë në një aktivitet që dukshëm dëmton shëndetin e njerëzve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit pirja e duhanit bëhet shkaku i më shumë se 7 milion të vdekurve në të gjithë botën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?