Cikloni u merr jetën 11 njerëzve në shtetin indian të Tamil Nadut

Një ciklon që goditi shtetin jugor indian të Tamil Nadut të premten, ka vrarë të paktën 11 vetë, ndërsa ka shkulur pemë dhe shtylla të energjisë elektrike.

Më shumë se 80 mijë persona u larguan nga zona drejt një vendi më të sigurt.

Cikloni “Gaja” goditi zonën në orët e hershme të së premtes, por u dobësua më vonë kur po zhvendosej në pjesë të tjera të vendosi, tha për Reuters, K. J. Ramesh, drejtor i përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Meteorologjisë në Indi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëmbëdhjetë njerëz janë regjistruar të vdekur, tha një zyrtar i Autoritetit të Menaxhimit të Katastrofave të Shtetit Tamil Nadu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e shtetit ka ngritur më shumë se 470 kampe në ndihmë të banorëve të evakuuar.

Ministri Edaddadi K Palaniswami i Tamil Nadu njoftoi kompensimin e 1 milion rupave ($ 14,000) për familjet e të vrarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?