Cili shtet fitoi dy miliard dollarë vetëm nga shitja e lajthive?!
Turqia ka fituar 1,99 miliard dollarë nga shitja e lajthive jashtë vendit gjatë këtij sezoni, bëri të ditur grupi lokal i eksportuesve.
Në periudhën prej shtatori të vitit 2021 deri në muajin gusht të vitit 2022, Türkiye eksportoi 340.147 ton lajthia, njoftoi shoqata e eksportuesve të rajonit të Detit të Zi.
Si eksportuesi më i madh në botë i lajthive, Turqia eksporton rreth 75 për qind të lajthive të saj në vendet evropiane.
Gjatë sezonit të mëparshëm të eksportit 2020/2021, vendi shiti 292.440 ton lajthi dhe fitoi 2,01 miliardë dollarë.