Çmenden autoritetet dhe kërcënojnë: Do t’ju qëllojmë, qëndroni në shtëpi
Kur në Europë dhe në SHBA ka gjoba për të “pabindurit”, në Indi autoritetet kanë kaluar në kërcënime për jetën. Indianët janë paralajmëruar se nëse nuk e respektojnë karantinën do të qëllohen nga ushtria. Ky paralajmërim shumë i ashpër erdhi pasi mijëra persona u panë sot duke mbajtur radhë për ushqime, duke mos respektuar distancimin social.
Në shtetin Telangana, kryebashkiaku Kalvakuntla Chandrashekhar kërcënoi në këtë mënyrë. “Ju lutem, mos e bëni veten që të shkojë deri këtu puna. Administrata nuk mund të ndalojë secilin prej jush dhe do të më duhet të thërras ushtrinë dhe t’i them që të qëllojnë këdo që shkel karantinën. Ju lutem, qëndroni në shtëpi”.
Në Indi ka 649 raste me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve është 13. Ekspertët paralajmërojnë se deri vitin tjetër, 500 milionë indianë mund të preken nga koronavirusi deri vitin tjetër, duke shkaktuar rreth 1 milion viktima.