CNN brenda spitalit-karantinë në Wuhan (VIDEO)

Bota është në alarm, dhe në panik nga virusi kinez. Gjithçka nisi në Wuhan të Kinës? Por si është aty situata? Në spitalin e Wuhanit, edhe sallat e pritjes janë shndërruar në dhoma spitali. Synimi është parandalimi i përhapjes së koronavirusit. Shtretërit janë vendosur ngjitur me njëri-tjetrin. Tualetet janë portabël. Shumë rrëmujë. Çdokush në këtë spital përdor maskë mbrojtëse. Gruaja që shëtiti përmes kamerës në këtë spital për CNN flet për kushtet, që e shqetësojnë shumë. Ajo është banore e Wuhan. ”Ka shumë rrezik për përhapje të virusit. Këtu ka edhe nga ata që janë të shëndetshëm dhe e marrin gabimisht”.

Televizioni shtetëror kinez shfaqi imazhe të të njëjtit spital, përpara se të hapej. Dhe ka shumë ndryshim. Brenda është shumë pastër. Wang thotë se ajo dhe disa të tjerë në spital gëzojnë shëndet të plotë por përsëri janë të detyruar të qëndrojnë aty. ”Jam shumë e zemëruar sepse e ndjej që nuk duhej të kisha ardhur. Tani kam ankth. Dua të kthehem në shtëpi”

Wang u infektua me virus në fund të muajit janar. Testin e ka përsëritur dy herë dhe tashmë rezulton e shëruar. Zyrtarët e spitalit nuk e lejojnë të largohet. ”Ata më thanë se në qoftë se refuzoj, do më detyrojnë që të qëndroj”, deklaron Wang. Njësoj ndodhi edhe Bo Hanlin. Gruaja e tij u konfirmua me virusin. Ai u listua si person i afërt. Por tashmë të dy rezultojnë negative. “Jam shumë i mërzitur sepse ka shumë njerëz që nuk janë kuruar. Pse duhet të mbajnë në karantinë njerëz të shëndetshëm?”.

CNN kërkoi informacion nga Komisioni i Shëndetësisë në Wuhan për këtë situatë por ende nuk ka marrë përgjigje. Wuhan mbetet epiqendra e shpërthimit të koronavirusit. Në qytetin Tianmen, ata që rezultojnë negativë, transferohen nga spitalet në hotele e qendra strehimi.

SHKARKO APP