CNN: Kjo është Lufta e Tretë Botërore
Forcat e Armatosura të Turqisë të martën kanë rrëzuar avionin rus afër kufirit turkosirian dhe e ashpërsuan shumë konfliktin që po zgjerohet gjithnjë e më shpejt dhe gjithnjë e më paparashikueshëm, thuhet në një analizë më të gjerë të CNN. Të kthehemi një hap pas dhe të shikojmë ç’e ka nxitur luftën në Siri: Vetëm disa ditë pas sulmeve në Paris, njëri nga sulmet më të mëdha terroriste në truallin evropian pas Luftës së Dytë Botërore – dhe derisa Brukseli, kryeqyteti jozyrtar i Bashkimit Evropian edhe më tej është paralizuar, një anëtar i NATOs e ka rrëzuar avionin luftarak rus. Po të kishte ndodhur kjo gjatë Luftës së Ftohtë, mund të kishte shpërthyer lufta bërthamore. Për fat konflikti ka mbaruar. Në vend se të japë numrin e bërthamorëve, kryetari rus Vladimir Putin ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, e edhe NATO po ashtu ka ftuar një mbledhje të veten urgjente. Këta hapa nuk duhet interpretuar gabimisht si dëshmi qetësimi; Rusia e hidhëruar e ka quajtur Turqinë “ndihmëse e terroristëve”, e Putin ka tërhequr vërejtjen për “pasoja serioze”. Kjo është e fundit nga shumë ngjarjet që kanë nisur konfliktin më të komplikuar në botë, transmeton Koha.net. Menjëherë pas masakrës në Paris, Papa Françesku, ka deklaruar se sulmi terrorist është pjesë e Luftës së Tretë Botërore. Ndërsa ajo që merr formë të luftës botërore në këtë shekull është vetë lufta në Siri. Konflikti sirian u bë fatal në vitin 2011, kur kryetari Assad thirrjeve për demokraci iu përgjigj me masakrim të demonstruesve dhe ai pastaj u shndërrua në spirale të dhunës globale. Ditë pas dite rritet numri i konflikteve që ndikojnë në shpërthimin e luftës në këtë pjesë të Levantit duke sjellë forcë të re të armatosur dhe më shumë rekrutë. E gjitha filloi nga konfliktet e aktivistëve prodemokratë dhe të forcave të Assadit: Ai tërhoqi pas vetes të gjitha grupet e armatosura kundërshtare të opozitës. Ktheu të moderuarit kundër ekstremistëve dhe ekstremistët kundër ultraekstremistëve. Tërbim ndërmjet shiitëve e sunitëve dhe ndërmjet arabëve e iranianëve, luftohet kundër milicive që përkrahin arabët në Gjirin Persik. Front al Nusra i Al Kaidës i konkurron Shtetit islamik, kurdët luftojnë kundër Shtetit Islamik dhe kundër Ushtrisë siriane, e Turqia lufton kundër kurdëve derisa me pavendosmëri lufton kundër Shtetit Islamik dhe instinktivisht e do largimin e Asadit. Ka edhe shumëçka që tërheq pasojat gjeopolitike. Aty janë Rusia e ShBA si dhe “koalicioni kundër ISIS”, e së shpejti edhe blloku i Francës për luftë kundër ISISit Edhe pse edhe Rusia e edhe Turqia lavdërohen se po luftojnë kundër ISISit, armikut të botës, është fakt se edhe njëra e edhe tjetra kanë qëllime të veta, për ç’shkak rrëzimi i avionit rus të martën nuk do të hedhet si rastësi në teatrin e luftës.
KOHA JONË SONDAZH

