Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:27 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

CNN pezullon gazetarin: Ndihmoi vëllanë, ish-guvernatorin e Nju Jorkut që akuzohet për ngacmim seksual

Bota E mërkurë, 1 Dhjetor 2021 09:01
CNN pezullon gazetarin: Ndihmoi vëllanë, ish-guvernatorin e Nju Jorkut që akuzohet për ngacmim seksual
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rrjeti televiziv CNN pezulloi për një afat të pacaktuar gazetarin Chris Cuomo pasi dolën në pah detaje se ai kishte ndihmuar vëllain e tij, ish-guvernatorin e New York-ut, Andrew Cuomo, ndërsa ai përballej me akuza për ngacmim seksual.

CNN tha se dokumentet e lëshuara nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut të hënën tregonin për një rol më të madh të tij në ndihmë të të vëllait nga sa ishte në dijeni televizioni më parë.

“Si rezultat i kësaj, ne e kemi pezulluar Chris-in për një afat të pacaktuar, në pritje të vlerësimit të mëtejshëm,” tha rrjeti televiziv.

Gazetari i CNN-it kishte kërkuar informacion nga disa burime mbi akuzueset e vëllait të tij dhe ia kishte kaluar informacionin personelit të guvernatorit, si edhe kishte qenë aktiv në hartimin e përgjigjeve ndaj akuzave, sipas e-maileve dhe një transkripti të dëshmisë së tij përpara hetuesve që punojnë për Prokuroren e Përgjithshme të shtetit, Letitia James, raporton VOA.

Cuomo e kishte pranuar më parë se kishte folur me vëllain e tij dhe e kishte këshilluar kur guvernatori u përball me akuzat për ngacmim që çuan në dorëheqjen e tij. Por informacioni i publikuar më 29 nëntor zbuloi shumë më tepër detaje rreth asaj që ai kishte bërë.

Andrew Cuomo dha dorëheqjen në gusht për t’iu shmangur një gjyqi të mundshëm për shkarkimin e tij, pasi një hetim i udhëhequr nga zyra e zonjës James zbuloi se ai kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

Programi i Cuomos, që transmetohet në orën 21:00 me orën lokale të Nju Jorkut nga e hëna deri të premten, është shpesh emisioni më i ndjekur i ditës në CNN.

Chris Cuomo e kishte intervistuar vëllanë e tij Andrew disa herë në emisionin e tij gjatë dy muajve të parë të epidemisë së COVID-19. Intervistat ishin shumë të ndjekura nga shikuesit, megjithëse shkelnin politikën e CNN-it që zoti Cuomo nuk duhej të raportonte për vëllain e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Chris Cuomo ishte konsultuar shpesh me ndihmësit e vëllait të tij kur Andrew po përballej me akuzat majin e kaluar dhe ndonjëherë nuk pajtohej me këshillat e tyre.

“Bëhet fjalë për vëllain tim dhe unë po përpiqem ta ndihmoj atë në një situatë në të cilën ai më tha se nuk kishte bërë asgjë të keqe,” dëshmoi zoti Cuomo korrikun e kaluar para hetuesve të zyrës së prokurores së përgjithshme.

Ai ka thënë se nuk kishte bërë asgjë për të ndikuar tek mbulimi i ngjarjes nga rrjeti i tij.

Cuomo tha gjithashtu se ai kishte kontaktuar gazetarë të tjerë për të marrë vesh nëse ata po shkruanin për vëllain e tij. Ai e pranoi se nuk e kishte informuar CNN-in se po e bënte një gjë të tillë dhe tha se i karakterizonte veprimet e tij si asgjë të pazakontë për një gazetar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kritikët i kanë bërë thirrje CNN-it që të ndërmarrë masa pas publikimit të detajeve.

Cuomo, jurist me profesion, është 13 vjet më i ri se Andrew Cuomo, për të cilin ka thënë se është miku i tij më i mirë. Ata janë djemtë e ish-guvernatorit të New York, Mario Cuomo, i cili shërbeu në atë detyrë nga viti 1982 deri në vitin 1996.

Mund t'ju interesojë

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të...

Para 56 minutash
COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von ...

Para 1 ore
Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

CNNgazetariish-guvernatori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Tani

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 4 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 14 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 21 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.