Conor McGregor do të kandidojë për president të Irlandës, vë theksin te kriza e strehimit dhe emigracioni
Conor McGregor u kërkon mbështetësve të tij që të lobojnë te këshilltarët e qarqeve në Irlandë që ta nominojnë si kandidat për President të vendit. Ai pretendoi javën e kaluar se tashmë kishte siguruar mbështetjen e këshilltarëve, deputetëve dhe senatorëve. Ish-kampioni i arteve marciale të përziera (MMA) postoi një video në llogaritë e tij në mediat sociale të enjten, e cila u filmua jashtë ndërtesave qeveritare në Dublin.
“Qytetarë të Irlandës, është koha për ndryshime të vërteta! Si president, unë nuk do të nënshkruaj asnjë projektligj për ta shndërruar në ligj para se t’i paraqitet popullit! Nëse dëshironi ta shihni emrin tim në fletën e votimit për president, ju lutem kontaktoni këshilltarët e qarkut tuaj vendor sot dhe kërkojuni atyre të më nominojnë”, thotë ai në mbishkrimin e videos.
McGregor preku disa nga problematikat me të vilat po përballet Irlanda në vitet e fundit, duke vendosur theksin te kriza e strehimit dhe emigracioni. “Kemi parë që mungesa e strehimit në Irlandë të rritet në nivele të papara, duke demonstruar refuzimin e kësaj qeverie për të përmbushur dhe respektuar deklaratën tonë se të gjithë fëmijët në Irlandë duhet të duhen. Në vend të kësaj, fëmijët tanë po braktisen. Ky dështim i brezave të ardhshëm është shoqëruar me një fluks të imigracionit masiv në një sistem tashmë të prishur. Turizmi ynë ka rënë ndjeshëm, ndërsa rreziku në rrugët tona është rritur”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

