Conte: Fondi i rimëkëmbjes sinjal i shkëlqyer nga Brukseli për Italinë

Plani i rimëkëmbjes nga koronavirusi prej 750 miliardë eurosh, i propozuar nga Komisioni Europian është një sinjal i shkëlqyer, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte.

“Sinjal i shkëlqyer nga Brukseli, përkon saktësisht me drejtimin të cilit i referohej Italia. Ata na quajtën vizionarë sepse ne e besuam këtë që nga fillimi”, shkroi ai në Twitter.

“500 miliardë euro në grante dhe 250 miliardë euro kredi është shifër e përshtatshme. Tashmë le të përshpejtojmë negociatat dhe të lirojmë burimet”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia dhe Spanja morën pjesën e luanit nga këto fonde.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?