COP21 në Paris, një draft për zgjidhjen afatgjate
Ndryshimet klimatike, që na prekin të gjithë, janë mbledhur me një përfaqësim të disa shteteve në konferencën e OKB-së të mbajtur në Paris, ku kanë miratuar një draft. Drafti për të cilin flitet është që të shfrytëzohet si një bazë e mirë për një marrëveshjeje të re globale përkufizimin e emetimeve karbonike në atmosferë. Dokumenti i cili ka 48 faqe do të diskutohet nga ministrat përkatës gjatë ditës së hënë. Në një prononcim për mediat ata janë shprehur se do të përpiqen në arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse, për të paktën deri në javës e ardhshme. Delegatët nga 195 vendet pjesëmarrëse kanë punuar gjatë gjithë natës në qendrën ku po zhvillohet konferenca, në Le Bourget, të ndërgjegjshëm për respektimin e afatit përfundimtar të mesditës së të shtunës, të vendosur më herët nga presidenca franceze e këtij takimi. Ambasadorja franceze për klimën paralajmëroi se ka ende nevojë për zgjidhjen e dallimeve të thella dhe të mëdha politike, gjithsesi. Dokumenti do t’u kalojë ministrave, të cilët do të duhet të marrin vendimet kryesore politike që nevojiten. “Ende nuk është vendosur asgjë dhe po asgjë nuk është lënë pas krahëve tanë”, tha ambasadorja franceze për klimën, Laurence Tubiana. “Ky tekst nënkupton vetëm dëshirën e të gjithëve për të arritur një marrëveshje. Por, nuk jemi ende në fund të rrugës. Dokumenti përcakton rangun e mundësive për të zgjedhur nga ministrat, se cili do të jetë objektivi afatgjatë i marrëveshjes, ashtu sikurse dhe shkalla dhe metodat e rritjes së financimit për mbrojtjen klimatike për kombet e varfra.
Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

