Covid-19, BE heq nga lista e vendeve të sigurta 5 shtete

Këshilli i Europës ka vendosur të heqë nga lista e vendeve të sigurta për të udhëtuar 5 shtete, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e Covid-19. ”Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Për këtë arsye udhëtimet joesenciale nga këto vende drejt shteteve të BE janë subjekt i një ndalimi të përkohshëm. KE-ja paralajmëron se lista e vendeve do të rishikohet herë pas here nëse raportohet një përkeqësim apo përmirësim i situatës në vende të tjera.

Po ashtu KE-ja shprehet se bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 30 gushti 2021, shtetet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e disa vendeve të treta, mes të cilave është dhe Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?