Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

COVID-19: Çfarë mund të arrijë vaksina dhe çfarë jo?

Bota E mërkurë, 10 Shkurt 2021 11:14
COVID-19: Çfarë mund të arrijë vaksina dhe çfarë jo?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të vaksinuarit infektohen me SARS-CoV-2. Pasoja? Në radhë të parë indinjatë – sepse gjithnjë e më shumë po shtohet skepticizmi lidhur me qëllimin e vaksinave.

Pothuasje i gjithë viti i kaluar kaloi me tension për të siguruar vaksinën ndaj COVID-19. Ne mësuam se çfarë janë vaksinat mRNA, ndoqëm me interes të dhënat mbi studimet dhe shpresonim për efektin e tyre. E në brendësi mendonim, se nëse më në fund do të ketë një vaksinë, atëherë çdo gjë do të bëhet mirë si më parë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa tani që i kemi më në fund vaksinat konstatojmë, se puna nuk ecën ashtu si e kishim përfytyruar.

Së fundi mësuam lajmin, se në një shtëpi kujdestarie për të moshuarit në qarkun Osnabrück disa banorë ishin infektuar me koronavirusin e variantit B.1.1.7. Ky lajm ishte indinjues.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pikërisht në këtë shtëpi kujdesi ishin bërë vaksinat në dozën e parë. Një rast i pastër ky i dështimit të vaksinimit? Në fakt, jo, por kemi të bëjmë me një keqkuptim të vaksinës. “Ka pasur raste tërësisht asimptomatike dhe në përgjithësi me simptoma të lehta, gjë që me sa duket shpjegohet me efektin pozitiv të vaksinës”, i përgjigjet pyetjes së DW-së Burkhard Riepenhoff, zëdhëns shtypi i qarkut Osnabrück.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 59 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 1 ore
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 10 orësh

Edhe autoritetet shëndetësore dhe mjekët janë të sigurtë, që vaksina e dytë në shumicën e ratseve e pengon një ecuri me pasoja të rënda të sëmundjes, thuhet në një njoftim të shtëpisë së kujdesit. E pikërisht ky është qëllimi i vaksinës: të pengojë sëmundjen me pasoja të rënda.

Gabim të mendosh, që mjafton injektimi i vaksinës e gjithçka është në rregull

Vaksinat e licencuara deri tani ndaj COVID-19 të gjitha kanë efekt të mirë. Nëse personi i vaksinuar bie në kontakt me SARSCoC-2, me shumë gjasë ai nuk do të sëmuret, të paktën jo rëndë.

Megjithatë rregullat e ruajtjes së distancës, të higjenës dhe mbajtja e maskës janë të rëndësishsme, lidhur me të cilat Instituti Robert Kosh (RKI) tërheq vëmendjen: „Edhe ai që është vaksinuar, mund të kontribuojë në trasnmetimin e koronavirusit”, shkruhet në faqen e internetit të këtij instituti.

Ajo që vaksinat nuk mund të arrijnë, ose më saktë çka ende nuk është konfirmuar përfundimisht: Është se ende nuk dihet me sigurise se sa ndihmon vaksina në ndalimin e përhapjes së virusit apo në pakësimin e pëhapjes së tij në popullsi. Nuk është po ashtu e konfirmuar qartazi, se deri sa kohë ruan vaksina imunitetin dhe nëse të vaksinuarit përkohësiht vazhdojnë ta kenë virusin dhe mund t’ua ngjisin atë të tjerëve.

Në raste të tilla një person mund ta kishte përkohësisht virusin, por nuk do të sëmurej. E pikërisht në këtë pikë krijohen keqkuptime: A mbrojnë vaksinat nga infeksioni apo “vetëm” nga sëmundja?

Imunitet i sterilizuar apo funksional

Së brendëshmi ne shpresojmë rastin ideal – të ashtuquajturin “imunitet i sterilizuar” prej vaksinave ndaj koronavirusit. Në një rast të tillë vaksina do të na mbronte nga infeksioni. Virusi bllokohet përpara se të depërtojë në trup.Të vaksinuarit nuk e transmetojnë atë, sepse ata nuk e kanë atë në trup. Pra virusi nuk mund të përhapet më, ky është një aspekt i rëndësishëm për imunitetin e tufës.

Por ky imunitet sterilizues nuk është konfirmuar deri tani në vaksinat ndaj koronavirusit, kështu shpjegon Qendra Federale për Sqarimin shëndetësor. „Deri tani mungojnë ende të dhënat, rezultate mund të ketë vetëm në muajt e ardhshëm.”

Sa i përket të ashtuquajturit “imunitet funksional” infeksioni nuk pengohet, por ai mbron të vaksinuarit nga shpërthimi i sëmundjes dhe ecuria e rëndë e saj”.

Nga mutacionet dalin edhe më shumë pikëpyetje

E ndërkohë që ka mjaft pikëpyetje lidhur me vaksinat, dalin edhe problemet e reja me mutacionet që ka pësuar virusi. Afrika e Jugut p.sh. e ka ndaluar përdorimin e vaksinës së koncernit britaniko-suedez AstraZeneca, për aq kohë sa shkencëtarët ende janë duke u konsultuar për përdorimin më të mirë të këtij medikamenti.

Sipërmarrja farmaceutike pranoi, se vaksina ofron mbrojtje të kufizuar nga një infeksion me ecuri të lehtë të variantit afrikano-jugor të virusit.

Të dhënat paraprake të studimeve të Universitetetve Oksford dhe Witwatersrand, që do të botohen nga AstraZeneca, mbi të cilat ka informaur ndërkohë „Finantial Times”, tregojnë, se vaksina është efikase ndaj variantit B.1.351 duke penguar sëmundjen e rëndë, por sëmundjen e lehtë nuk e parandalon. Të dhënat sipas këtij njoftimi megjithatë janë të kufizuara, sepse testimi është bërë tek 2000 persona të rinj dhe të shëndetshëm.

Mutacionet parimisht nuk janë të pazakonta tek viruset, mesatarisht çdo muaj ka dy variante të reja. Por ndryshimet p.sh. në një pozicion të proteinës Spike mund të kontribuojnë për një përhapje më të shpejtë të virusit. Virsui që ka pësuar mutacion mund të shumohet në rrethana të caktuara më me intensitet e po ashtu të përhapet ose t’i devijojë imunitetit më lehtë se sa koronavirusi fillestar. Drejtuesi i studimit në Afrikën e Jugut, Shabir Madhi, u shpreh optimist duke iu referuar ngjashmërisë së vaksinës me vaksinën e Johnson & Johnson, që ofron 85 përqind mbrojtje nga një sëmundje me ecuri të rëndë. Ka shpresa, që vaksina AstraZeneca në grupmoshat e rrezikuara të funksionojë po aq mirë.

Në Universitetin Oksford po punohet ndërkohë për përshtatjen e vaksinës ndaj varianteve të reja të virusit.

Kujdesi duhet të vazhdojë

Sipas stadit aktual edhe vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna kanë efekt edhe ndaj variantit britanik të virusit B.1.1.7. Por sidoqoftë nëse dikur virusi pëson mutacion të fuqishëm, sa vaksina nuk mund ta neutralizojë atë, atëherë vaksinat duhen përshtatur.

Eksperti socialdemokrat gjerman Karl Lauterbach, i cili është vet epidemiolog, shkruan në Twitter lidhur me zhvillimet e fundit dhe përhapjen e mutacioneve: “Varianti i Afrikës së Jugut tregon, se sa e rëndësishme është të shmanget çdo infeksion.”

Është e domosdoshme edhe më tej, që ne të bashkëpunojmë dhe të jemi aktiv në kufizimin e virusit dhe të gjtiha varianteve të tij: Regullat e ruajtjes së distancës, higjena dhe mbajtja e maskës duhen respektuar, por ashtu duhen kufizuar kontaktet derisa ta kemi pandeminë nën kontroll./DW

Etiketat e lidhura

Covid-19SARS-CoV-2vaksina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 59 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 1 ore

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.