COVID-19, Danimarka vaksinon të gjithë personat mbi 50 vjeç, planifikon të lehtësojë masat

Në një kohë kur Gjermania dhe vende tjera të Evropës planifikojnë mbylljen dhe vendosjen e masave më strikte, Danimarka po planifikon të lehtësojë masat kufizuese.

Të hënën qeveria e Danimarkës ka konfirmuar një hartë për lehtësimin e masave në muajt prill dhe maj.

Nga 6 prilli, më shumë fëmijë do të kthehen në shkolla, ndërsa një muaj më vonë do të hapen restorantet, teatrot dhe bizneset tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka thënë se shpreson të hiqen të gjitha masat pasi të gjithë mbi moshën 50-vjeçare janë vaksinuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamja e përgjithshme e rasteve në vendet e Evropës është ende e paqëndrueshme. Shumë nga vendet e mëdha të Evropës si Gjermania, Franca dhe Italia kanë parë rritje të numrit të rasteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?