COVID-19, mbi 17 milion studentë kinezë mësojnë online
Kina nisi një platformë kombëtare arsimore në internet për të mundësuar vazhdimin e mësimit të 180 milionë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të cilët u karantinuan në shtëpi për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Nisma e mundësuar bashkërisht nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit më 17 shkurt, platforma e mësimit falas përfshin 31 rajone në nivel province në pjesën kontinentale të Kinës.
Deri më 11 maj, platforma regjistroi rreth 2.1 miliardë vizita, tha Lyu Yugang nga Ministria e Arsimit një konferencë për shtyp të së enjtes.
Kina shtyu fillimin e semestrit të ri shkollor, si pjesë e përpjekjeve për kontrollin e epidemisë dhe nxënësit e studentët iu drejtuan kurseve në internet për rreth tre muaj për të vazhduar studimet e tyre.
Deri më 8 maj, gjithsej 17.75 milionë studentë në Kinë kanë ndjekur mësimin në internet për shkak të mbylljes së kampuseve pas COVID-19.
Kurset në të cilat morën pjesë këta studentë u mbajtën në distancë nga 1.03 milion mësues nga 1454 universitete në të gjithë vendin.
Por, me zbehjen e epidemisë në vend, një numër në rritje rajonesh kanë rifilluar klasat. Më shumë se 100 milionë nxënës kinezë janë rikthyer në shkolla, duke përbërë 39 për qind të të gjithë nxënësve e studentëve në mbarë vendin, nga kopshtet tek universitetet.
/Marrë nga CRI/