COVID-19, Ministria e Jashtme e Italisë paralajmëron qytetarët të shmangin udhëtimet

Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në Itali, qytetarët janë këshilluar të shmangin udhëtimet jashtë vendit.

Ministria e Jashtme në Itali, ka paralajmëruar se mund të mbeten të bllokuar.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Evropë, Ministria e Jashtme rekomandon që të gjithë bashkatdhetarët të shmangin udhëtimet jashtë vendit, me përjashtim të atyre vërtet të domosdoshme. Për shkak të rritjes së lartë të infeksioneve në shumë vende evropiane, kufizimet e udhëtimeve në të ardhmen nuk përjashtohen, gjë që do të vështirësonte çdo kthim në Itali”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më fillim të vitit qeveria italiane ndihmoi në riatdhesimin e rreth 100,000 qytetarëve të cilët u bllokuan pasi kufijtë u mbyllën në të gjithë botën, për shkak të COVID-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?