Covid-19/Mjekja shërohet me një recetë gatimi dhe paracetamol

Në një kohë kur shtetet e forta janë në “luftë” se kush do të shpikë vaksinën për të luftuar Covid-19, një mjeke 60-vjeçare në gjendje të rëndë është shëruar vetë. Ajo thotë se e ka luftuar virusin vetëm me supë pule dhe paracetamol. Dr Gerada ishte shtrirë në shtrat prej shumë ditësh në shtëpinë e saj në jug të Londrës, por tani është rikuperuar dhe ka sqaruar se si është të jetosh me koronavirus.

Pasi u kthye nga Nju Jorku filluan simptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje. Në fillim mendoi se e kishte lodhje nga udhëtimi. Pasi kishte nisur të kishte shqetësime me fytin dhe ethe, ajo menjëherë vendosi që të moso shkonte në punë, dhe u fut në internet për të marrë më shumë informacion.

“E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam i sëmurë kaq shumë. Unë kisha penicilinën e Zotit, supë pule, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim. Ishte e dhimbshme dhe e frikshme – frika jo sepse mendova se do të vdisja por sepse të jesh i sëmurë është e frikshme”.

SHKARKO APP