Covid-19 mund të ndryshojë sistemin tonë imunitar
Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) analizuan përgjigjet imune të njerëzve të shëndetshëm që kishin marrë vaksinën e gripit. Ata më pas krahasuan përgjigjet e atyre që nuk kishin pasur kurrë Covid-19 me ata që kishin raste të lehta dhe u shëruan.
Studiuesit u befasuan kur zbuluan se burrat që kishin pasur raste të lehta Covid-i treguan një përgjigje më të fortë ndaj vaksinave të gripit në krahasim me gratë me infeksion të lehtë Covid-in ose me njerëzit që nuk ishin infektuar kurrë. Sipas autorëve, kjo do të thotë se statusi bazë i imunitetit te burrat e infektuar më parë ndryshoi përgjigjen ndaj një virusi tjetër.
Studiuesit thanë se edhe rastet e lehta mund të shkaktojnë përgjigje më të forta inflamatore tek meshkujt sesa tek femrat. Kjo mund të rezultojë në ndryshime më të theksuara në sistemin imunitar të mashkullit, madje edhe shumë kohë pas shërimit.
Meshkujt e infektuar më parë prodhonin më shumë antitrupa ndaj gripit, si dhe nivele të rritura të interferoneve. Në mënyrë tipike, femrat e shëndetshme kanë përgjigje më të forta të interferonit sesa meshkujt.
Me më shumë se 600 milionë njerëz në mbarë botën që kanë pasur Covid-19 të kuptuarit e efekteve të tij të vazhdueshme në sistemin imunitar është thelbësore, thanë autorët. Shfaqja e simptomave të gjata në disa njerëz vazhdon të jetë një shqetësim i madh shëndetësor, vunë në dukje ata.