Covid-19 në Europë, ISIS paralajmëron terroristët

Në një kohë që Europa duket pika e kuqe e prekur nga Covid-19, krerët luftëtarë të ISIS kanë urdhëruar së fundmi ndjekësit e tyre të mbrapshtë të evitojnë udhëtimet në Europë nga frika se mos infektohen me koronavirusin vrasës. Kulti djallëzor që ka bërë prej kohësh thirrje për sulme në Perëndim, e ka quajtur epideminë “kolerë” të dërguar nga Zoti.

Ata tashmë i thonë anëtarëve të tyre të qëndrojnë ”sa më larg nga vendi i epidemisë” e madje kanë lëshuar udhëzime për ”mbulim të gojës gjatë gogësitjes dhe teshtimës”, si dhe për larjen e rregullt të duarve.

Në edicionin e fundit të njoftimeve rutine al-Naba, ata i referohen citimeve nga Profeti Muhammed për të theksuar rrezikun e koronavirusit. Në mesazh thuhet ”Sëmundjet nuk godasin vetë por me dekret të Zotit”. Njoftimi paraljmëron se “të shëmdetshmit nuk duhet të hyjnë në tokën e epodemisë dhe të prekurit nuk duhet të dalin prej saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?