Covid-19 në Gjermani: 148 viktima brenda 24 orëve, 1,584 të vdekur dhe mbi 100 mijë të infektuar

Rastet e konfirmuara me Covid-19 në Gjermani kanë tejkaluar 100,000, sipas shifrave të lëshuara nga autoritetet lokale.

Firma e analizës së të dhënave Risklayer dhe Instituti i Teknologjisë Karlsruhe, e cila përpiloi shifrat në kohë reale nga afër 400 autoritete lokale shëndetësore, të hënën në mëngjes raportoi 4,024 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar totalin në 100.132.

Autoritetet regjistruan 138 vdekje më shumë nga koronavirus në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e vdekjeve në 1,584.

Gjermania aktualisht ka numrin e katërt më të lartë të rasteve nga koronavirusi në botë, pas SHBA-ve, Spanjës dhe Italisë, por numri i të vdekurve mbetet shumë më i ulët se tre vendet më të goditura.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 69 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë.

SHKARKO APP