Covid-19 në Itali, numri i të shëruarve më i lartë se infektimet e reja

Italia regjistron përsëri një numër të lartë viktimash e të infektuarish nga Covid 19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 674 viktima e 17,992 të infektuar nga pandemia, ndërsa numri i të shëruarve është 22,272.

Pacientët që po kurohen në sistemin spitalor janë më të reduktuar në numër, janë 658 më pak të shtruar në repartet Covid e 36 më pak në repartet e terapisë intesive.

Në 24 orë janë kryer 179 800 tampone e janë testuar 96 651 persona më pak se një ditë më parë.

Numri i të infektuarve nga pandemia deri më sot në Itali është 1,921,778 ndërsa i viktimave në 67,894.

Persona që ka kanë dalë të fitojnë betejën nga koronavirusi janë 1 226 086.

Janë kryer gjithsej mbi 24 milionë tamponë e janë testuar mbi 14 milionë banorë të Italisë.

SHKARKO APP