Covid 19 në Itali: Ulet numri i rasteve të reja dhe viktimave në 24 orët e fundit
Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 352 viktima e 15 104 të infektuar nga Covid 19.
Pandemia globale ka shkaktuar deri më sot në Itali 1.953.187 të infektuar e 68.799 viktima.
Persona të infektuar aktivë në Itali janë aktualisht 622.762 duke shënuar +2.596 raste më shumë se një ditë më parë e baraz me një koeficient rritje në +42%.
Numri i pacientëve të shëruar është çdo ditë e në rritje. Sot janë shënuar +12.156 të shëruar më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që ja kanë dalë të shërohen nga virusi në 1.264.626 .
Italia deri më sot ka kryer mbi 25 milionë tamponë e në 24 orët e fundit janë +137.420 tamponë më shumë.
Në kushtet e izolimit shtëpiak në Itali janë 594859 të infektuar, në repartet Covid 25158 pacientë e në terapi intensive po kurohen 2743 persona e -43 më pak se një ditë më parë.