COVID-19 në Kinë, emergjenca më e vështirë për tu përballuar që nga viti 1949
Kina lëshoi të hënën një kronologji të hollësishme të përgjigjes së vendit ndaj epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (COVID-19), duke dhënë faktet kryesore dhe masat që ka marrë në përpjekjet e përbashkëta globale kundër virusit.
Bazuar në njoftimet mediatike dhe informacionin nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, institucionet e kërkimit shkencor dhe departamentet e tjera, kronologjia ofron një përmbledhje të përpjekjeve të Kinës për lëshimin në kohë të informacionit, shkëmbimin e përvojave në parandalimin dhe kontrollin e epidemive dhe përparimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kronologjia përmban ngjarje të regjistruara nga fundi i dhjetorit 2019 deri në mars 2020.
Epidemia COVID-19 është një emergjencë e madhe e shëndetit publik që u përhap me shpejtësi dhe ka qenë më e vështira për t’u kontrolluar që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949, thuhet në dokument.
Me përpjekjet e përbashkëta të të gjithë kombit, prirja pozitive në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në Kinë është konsoliduar dhe zgjeruar vazhdimisht dhe është përshpejtuar rinisja e prodhimit normal dhe të jetës së përditshme.
Në këtë dokument vihet në dukje një “sfidë të jashtëzakonshme” për sigurinë globale të shëndetit publik, pasi kohët e fundit pandemia po përhapet me shpejtësi në botë.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, COVID-19 ka prekur mbi 200 vende dhe rajone dhe deri të dielën u regjistruan mbi 1.13 milionë raste të konfirmuara.
Marre nga CRI