Covid-19, një tjetër vend në Europë izolohet
Qeveria sllovene ka nisur me mbylljen e restoranteve, hoteleve, dyqaneve, me përjashtim të atyre që shesin gjërat e domosdoshme dhe transporti publik do të funksionojë me një të tretën e kapacitetit të tij.
Kopshtet dhe konviktet e studentëve gjithashtu po mbyllen, me disa përjashtime. Kryeministri Janez Jansa, thotë se regjimi do të ishte i ngjashëm me atë të marsit dhe prillit.
Masat do të zgjasin për një javë. Ndalimi i lëvizjes së lirë zgjat nga ora 21.00-06.00 të mëngjesit. Edhe pse kanë dy herë më shumë banorë, sllovenët sot kishin më shumë raste me Covid-19 sesa Kroacia.