Covid-19/Parashikimi i frikshëm, deri në 1.7 milionë të vdekur në SHBA nëse…

Edhe pse Europa është bërë epiqendra e Covid-19 por virusi po përhapet me ritme të shpejta në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 2400 raste dhe 50 të vdekur. Sipas parashikimeve të CDS, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA, në qoftë se institucionet shtetërore dhe qytetarët mos të merrnin asnjë nga masat e këshilluara, viktimat e koronavirusit mund të shkonin nga 200 mijë deri në 1.7 milionë persona. Deri në 21 milionë persona do të duhet të shtroheshin në spital, duke kolapsuar spitalet amerikane, që disponojnë për momentin rreth 925 mijë shtretër.

SHKARKO APP