COVID-19 rrezikon 25 mijë vende pune në “American Airlines”

Kompania ajrore amerikane “American Airlines” njoftoi se mund të shkurtonte 25 000 vende pune për shkak të impaktit ekonomik nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një mesazh të dërguar nga kompania, thuhet se pas rivendosjes së kufizimeve në disa shtete dhe rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, kërkesa në këtë sektor sërish është ngadalësuar.

Në këtë njoftim janë përfshirë 2 500 pilotë, 9 500 anëtarë të personelit të fluturimit dhe 3 200 punonjës teknikë.

Gjithashtu edhe kompania më e madhe ajrore në SHBA, “United Airlines”, javën e kaluar njoftoi se do të nxjerrë në pushim të detyrueshëm 36 000 punonjës, pasi COVID-19 ka ndikuar negativisht ndaj sektorit.

SHKARKO APP