Covid-19, Rusia dërgon mjekë dhe ekspertë në ndihmë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pati një bisedë telefonike ditën e sotme me Presidentin rus Vladimir Putin.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiç nuk bëri të ditura më shumë detaje nga diskutimi por vetëm tha se “është konfirmuar miqësia” dhe se një “ndihmë e rëndësishme po vjen në Serbi”.
Sipas agjensisë serbe të lajmeve Tanjug, Putin i ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për shtetin serb dhe qytetarët e Serbisë në luftën kundër Covid-19.
Mësohet se Rusia do të dërgojë mjekët dhe ekspertët e saj për të ndihmuar homologët serbë.
Deklarata e Presidencës së Serbisë:
“Presidenti Vuciç falënderoi Presidentin Putin për mendimin e Serbisë dhe popullit miqësor serb, pavarësisht angazhimeve të shumta dhe krizës që ka pllakosur Rusinë dhe botën.”