Covid-19/ Rusia shënon rekord infektimesh në 24 orë
Rusia ka shënuar një tjetër rekord të rasteve ditore të konfirmuara pozitive nga Covid-19. Autoritetet e Shëndetësisë kanë njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12,126 raste të reja.
Po ashtu, brenda ditës, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 201 persona. Shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa numri total i personave që kanë ndërruar jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur 22.257. Rusia është vendi i katërt në botë më i prekur nga pandemia, pas SHBA, Indisë dhe Brazilit.