Covid-19/ Rusia shënon rekord infektimesh në 24 orë

Rusia ka shënuar një  tjetër rekord të rasteve ditore të konfirmuara pozitive nga Covid-19. Autoritetet e Shëndetësisë kanë njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12,126 raste të reja.

Po ashtu, brenda ditës, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 201 persona. Shifra  më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa  numri total i personave që kanë ndërruar jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur 22.257. Rusia është vendi i katërt në botë më i prekur nga pandemia, pas SHBA, Indisë dhe Brazilit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?