COVID-19, Uashingtoni dhe Pekini zotohen të bashkëpunojnë pavarësisht tensioneve mes tyre
SHBA dhe Kina u zotuan sot që të bashkëpunojnë për të luftuar koronavirusin e ri, pavarësisht tensioneve ende të larta midis tyre.
Në një intervistë telefonike me zyrtarin e lartë të Partisë Komuniste Kineze për politikën e jashtme, Yang Jiechi, kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, këmbënguli përsëri në nevojën për transparencë totale dhe shkëmbim informacioni për të luftuar COVID-19 dhe për të parandaluar epidemitë e ardhshme.
“Të dy palët kanë konfirmuar angazhimin e tyre për mposhtjen e epidemisë së COVID-19 dhe rivendosjen e shëndetit dhe prosperitetit global”, tha Pompeo.
Sipas Agjencisë zyrtare të Kinës së Re, Yang Jiechi tha se Pekini ishte gati të vazhdojë të ndajë me SHBA-në informacionin dhe përvojën e tij për administrimin e pandemisë.