Covid-19/ Ulen rastet e reja në Greqi, 47 viktima në 24 orët e fundit

Pëson rënie numri i infektimeve të reja me Covid-19 në Greqi.

Sipas asaj që raporton Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 510 raste të reja, nga 816 të një dite më parë.

Sa i përket viktimave, 47 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, ndërsa në spitale 391 persona ndodhen të intubuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj numëron 142,777 të infektuar dhe 5,146 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?