Covid, 4 luanë pozitivë në kopshtin zoologjik të Barcelonës
Në kopshtin zoologjik të Barcelonës, katër luanë dolën pozitivë me koronavirus: ato janë tre femra dhe një mashkull dhe të katërt iu nënshtruan testit Covid, pasi shfaqën simptoma të lehta të sëmundjes.
Disa javë më parë dy punonjës të kopshtit zoologjik morën virusin, por është ende e paqartë nëse luanët janë infektuar prej tyre.
Kopshti zoologjik, shkruan BBC, i ka trajtuar kafshët me anti-inflamatorë veterinarë, “të cilët administrohen në rast të një gripi të lehtë dhe po i përgjigjen mirë terapisë”.
Të katër luanët, Zala, Nima, Run Run (femrat) dhe Kiumbe (mashkulli), nuk kishin asnjë kontakt me kafshët e tjera.