FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Covid-Greqi/ Pothuajse gjysma e qytetarëve do të refuzojnë të vaksinohen

Pothuajse gjysma e popullsisë së Greqisë (44%) do të refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit nëse u jepej mundësia dhe 22% nuk ​​duan të mbajnë maskë fytyre.

Kjo u zbulua prej një sondazhi të kryer nga kompania ‘Metron Analysis’ dhe që është  botuar në të përjavshmen greke ‘To Vima’.

Qeveria greke ka njoftuar tashmë se vaksina Covid nuk do të jetë e detyrueshme por ajo do të “rekomandohet fuqimisht”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Midis 45-54 vjeçarëve, përqindja e atyre që do të kundërshtonin vaksinën është 56% ndërsa kjo bie në 54% midis 17 dhe 34 vjeçarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

17% e të intervistuarve kundërshtojnë detyrimin për të mbajtur maska ​​në publik, një përqindje që rritet në 28% midis grekëvenë moshë më të re.

Me rreth 11,500 raste dhe 284 viktima, Greqia i është përgjigjur pandemisë më mirë se çdo vend tjetër europian. Mbi gjysma e infeksioneve janë regjistruar vetëm në muajin gusht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?