Covid/ Itali-Studimi: Ujërat e mbetjeve si ‘spiun’ për identifikimin e koronavirusit

Falë materialit gjenetik të virusit Sars-Cov-2 që gjendet në kanalizime, në fakt, është e mundur të merren kampionë dhe të shihet prania e koronavirusit.

Kjo është hipoteza që del nga një studim i kryer në Romë dhe Milano nga Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit i Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) në Itali, i cili do të botohet së shpejti.

“Këto të dhëna – thotë presidenti i ISS, Silvio Brusaferro – mund të ndihmojnë në kontrollin e pandemisë. Rezultatet tona janë të lidhura me ato të grupeve të tjera kërkimore në Hollandë, Massachusetts, Australi dhe Francë.

Një grup studiuesish nga Departamenti i Cilësisë së Ujit dhe Shëndetit si dhe nga Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit në Itali, i udhëhequr nga Giuseppina La Rosa, ka analizuar hulumtimet mbi një grup prej 8 mostrash të ujërave të zeza të mbledhura nga 3 deri më 28 shkurt në Milano dhe nga 31 Mars deri 2 Prill në Romë.

“Në 2 mostra të mbledhura në kanalizimet e zonës perëndimore dhe qendrore-lindore të Milanos – shpjegon La Rosa – u konfirmua prania e ARN-së së koronavirusit të ri.

Në rastin e Romës, i njëjti rezultat pozitiv u gjet në të gjitha mostrat e marra në pjesën lindore të qytetit.

Sipas studiuesve, këto analiza të hershme tregojnë se ujërat e zeza mund të përdoren si një mjet jo-invaziv për zbulimin e hershëm të infeksioneve në popullatë.

“Gjetja – nënvizon Luca Lucentini, nga Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit nuk ka asnjë rrezik.

Po a është virusi në ujë i rrezikshëm për shëndetin?

Kjo është një strategji që tashmë është duke u përdorur për viruse të tjera, siç është poliomieliti. Por pyetja që lind është: nëse virusi që është në ujë, a është i rrezikshëm për shëndetin dhe a mund ta pijmë ujin nga ribineta?

“Pas gjetjes së ARN virale, e cila rrjedhimisht nuk përfaqëson domosdoshmërisht një virus infektiv, në ujërat e zeza është një rezultat që nuk është befasues dhe nuk përfshin ndonjë rrezik për shëndetin e njeriut – shpjegojnë autoritetet.

Siç theksohet në një dokument të fundit të botuar nga Instituti italian, cikli i integruar i ujit, procesi që përfshin pastrimin e ujit dhe sistemet e ujërave të zeza dhe pastrimit, krijon siguri dhe është i kontrolluar në lidhje me përhapjen e virusit përgjegjës për Covid-19, si dhe patogjenë të tjerë “.

SHKARKO APP