Covid në Itali, 731 viktima e 32 199 të infektuar në 24 orë

Italia regjistron sot një numër mjaft të lartë viktimash Covid 19.

Janë shënuar 731 viktima e  32 199 të infektuar më shumë se 1 ditë më parë.

Numri i viktimave Covid në Itali ka arritur deri më sot në 46 464 e i të infektuarve në 1 258 072.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tamponë të kryer  në 24 orët e fundit në Itali janë 208 458 e numri i tyre i përgjithshëm është  19 239 507.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezultojnë mbi 15 mijë pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë  duke e çuar numrin e tyre total në  457 798.

Dita e sotme ka regjistruar 538 pacientë më shumë të shtruar për kurim në repartet spitalore e numri aktualë është 33 073.

Ndërsa janë shtruar 120 pacientë më shumë në repartet e terapisë intensive duke e çuan në 3612 numrin e tyre të përgjithshëm në nivel kombëtar..

Të infektuar aktivë pozitivë në Itali janë momentalisht 733810 pacientë.

Sipas autoriteteve italiane mbetet kritike situata e shërbimit shëndetësor spitalor në 11 rajone italiane ku numri i shtretërve në repartet Covid e në ato të terapisë intensive është drejt ezaurimit të tyre e kuota 30 % e përcaktuar për pacientet e infektuar nga koronavirus është kapërcyer në 11 rajone nga 21 që ka vendi, gjë që vë në vështirësi shërbimin shëndetësor për pacientë që vuajnë patologji të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?