Covid në Itali, 822 viktima dhe 29 003 raste të reja të infektuar në 24 orë
Për të dytën ditë radhazi në Itali ulet numri i pacientëve Covid të shtruar për kurim në strukturat spitalore e dita e sotme regjistron dhe një reduktim dhe të numrit të pacientëve të shtruar në repartet e terapisë intensive.
Numri i të infektuarve vazhdon të shënoj gjithashtu një tendencë ulje në krahasim me javën e shkuar dhe pse numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë.
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 822 viktima më shumë e 29.003 raste të reja të infektuar nga pandemia.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali nga nisja e emergjencës Covid është 1.509.875 e 52.850 janë viktima.
Persona aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë 795.845 .
Fatmirësisht dita ditës numri i pacientëve që shërohen nga Covid është mjaft i lartë. Dita e sotme ka shënuar 24.031 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 661.180.
Sot në Itali është verifikuar dhe një e dhënë mjaft pozitive pasi numri i pacientëve që kërkojnë kurim në strukturat spitalore është ulur me -275 e aktualisht po kurohen në spitalet italiane 34.038 pacientë.
Reduktim kanë shënuar dhe pacientët në repartet e terapisë intensive.
Janë 2 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre për kurim intensive është 3846.
Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 232 .711 tamponë e numri i tyre total i tyre i kryer deri më sot është 21 milionë.