Covid në Itali, 887 viktima dhe 16 999 të infektuar

Italia vazhdon të regjistroj një numër të lartë viktimash Covid.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 887 viktima e 16 999 të infektuar.

Pandemia Covid 19 ka shkaktuar deri më sot në Itali 1.787.147 të infektuar e 62.626 viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të infektuar pozitivë janë aktualisht aktivë 696.527 persona e rreth 1.67% më pak se një ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është ulur dukshëm dhe numri i pacientëve që kërkojnë kurim spitalor.

Janë -565 pacientë më pak se një ditë më parë në repartet Covid ku numri i tyre total është 29088 pacientë.

Dhe në repartet e terapisë intensive janë shënuar -29 të shtruar më pak e numri total i tyre është aktualisht 3291.

Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe +30.099 të shëruar më shumë duke e çuar numrin e tyre në 1.027.994 persona të shëruar që nga nisja e pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer +171.586 tamponë e janë 23.676.174 tamponë të kryer deri më sot në Itali ku popullsia shënon rreth 60 milionë banorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?