Covid/Vdekje rekord në Indi, më shumë se në çdo fazë tjetër të pandemisë

Numri i vdekjeve ditore nga Covid-19 në Indi kapërceu 4,000 për herë të parë të Shtunën, ndërsa Tamil Nadu u bë shteti i fundit që njoftoi mbylljen e plotë për të frenuar infektimet e larta.

Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi një rekord prej 4,187 viktimave për 24 orët e mëparshme, si dhe më shumë se 400,000 infektime të reja për të tretën ditë me radhë. India tani ka raportuar më shumë se 21 milion raste dhe 238,000 vdekje të lidhura me Covid, që nga fillimi i pandemisë.

Kriza po prek sistemin e kujdesit shëndetësor të Indisë përtej pikes maksimale. Shtretërit, oksigjeni dhe punonjësit shëndetësore janë në mungesë, ndërsa pacientë me Covid po vdesin në dhomat e pritjes ose jashtë klinikave të mbingarkuara, para se të kenë mundur të marrin kontakt me një mjek.

Në Tamil Nadu, zyrtarët njoftuan një bllokim dy javor – një ditë pasi shteti jugor preku kulmin e infektimeve ditore, me 26,465 raste të raportuara të Premten.

Duke filluar nga e hëna, të gjitha dyqanet jo-thelbësore, duke përfshirë dyqanet e pijeve alkoolike në pronësi të shtetit do të mbyllen. Restorantet mund të sigurojnë vetëm sherbimin delivery, ndërsa dyqanet ushqimore do të hapen nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12:00. Shërbimet e shpërndarjes së ushqimit gjithashtu do të jenë të kufizuara.

Një numër shtetesh indiane kanë vendosur bllokime të plota këtë javë, pavarësisht paralajmërimit të mëparshëm të Kryeministrit Narendra Modi, se kjo masë duhet të konsiderohej vetëm si mjeti i fundit.

SHKARKO APP