”Covid zero” revolton kinezët, protesta kundër izolimit: Virusi është ende në qarkullim
Në një kohë që bota është e qetë nga Covid-19, në Kinë populli proteston, për të thënë se pandemia nuk është shuar. Politikat e qeverisë së Kinës për të çuar në zero numrin e të infektuarit me Covid-19, kanë revoltuar qytetarët.
Një protestë e dhunshme është raportuar në qytetin industrial në jug të vendit. Zemërimi kundër masave strikte për të luftuar valën e re të koronavirusit është tepër i lartë.
Kjo mënyrë proteste në Kinë është tepër e rrallë dhe qeveria e shtetit komunist është angazhuar menjëherë për të fshirë materialet video nga çdo platformë interneti. Ka angazhuar forcat speciale për të shtypur çdo tentativë tjetër të qytetarëve për të shprehur zemëratën e tyre.
Kina raporton mbi 17 mijë të infektuar në 24 orë. Këto shifra të larta kanë shtuar frikën se masa e izolimit mund të vendoset edhe në qytete të tjera.