Covidi bën “kërdinë” në Indi, mbi 400,000 të vdekur 853 viktima
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se në 24-orëshin paraprak ka regjistruar 853 viktima.
India është vendi i tretë në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit, që ka më shumë se 400,000 vdekje nga koronavirusi. Ky vend ka regjistruar mbi 30 milionë të infektuar, ndonëse shifrat reale besohet të jenë edhe më të larta, pasi shumë raste dhe viktima nuk raportohen.
Numri i rasteve mesatare ditore në Indi ka rënë në rreth 40,000 ditëve të fundit, krahasuar me kulmin e muajit maj, kur shënonte rreth 400,000. Rënia e këtyre numrave u atribuohet izolimeve të rrepta që kanë vendosur shtetet. Në Indi, më pak se 5 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, prejse ka nisur imunizimi në janar.
India po përdor aktualisht dy vaksinat vendore: Covishield dhe Covaxin. Vaksina ruse Sputnik V është miratuar gjithashtu dhe po përdoret në disa qarqe. Një variant i koronavirusit, që është identifikuar për herë të parë në Indi, është duke shkaktuar tani rritje të numrit të të infektuarve në pjesë të tjera të botës.