Çudia me rastin Trump! Në pak ditë krijoi antitrupa të Covid-19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump u diagnostikuan me Covid-19 me 2 tetor dhe që atëherë lajmet nuk kanë të ndaluar.

Mjeku i çiftit presidencial tha edhe një herë se gjendja e Presidentit është e qëndrueshme, ai nuk ka paraqitur më simptoma të sëmundjes, dhe duket se është vërtet mjaft mirë.

“Ndihem shkëlqyeshëm”, citohet të ketë thënë shefi i Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë, analizat laboratorike duket kanë treguar se në sistemin e presidentit ka prani antitrupash të Covid 19, dhe kjo ngre pyetjen se kur e ka marrë vërtet virusin. Studimet e deritanishme tregojnë se antitrupat ndaj kësaj sëmundjeje nuk krijohen përpara javës së dytë nga shfaqja e simptomave.

SHKARKO APP