Daçiç-Boçka: Shqipëria dhe Serbia janë në drejtimin e duhur
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic dhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona po zhvillohen në drejtimin e duhur.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Serbisë, e cila citon mbajtjen e këtij takimi.
Daçiç dhe Boçka kanë theksuar se për raportet e mira dëshmi janë edhe aktivitetet e ardhshme të dy qeverive, përfshirë edhe mbledhjen e përbashkët në Nish.
Në këtë takim, Ivica Daçiç ka theksuar veprimin e përbashkët të dy vendeve në kuadër të “procesit të Berlinit”, që para se gjithash, ka të bëjë me realizimin e projekteve të infrastrukturës, siç është autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, si edhe fillimi i punës së zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjëve dhe themelimi i Fondit për Ballkanin Perëndimor.
KOHA JONË SONDAZH

