Daçiç: Serbia e gatshme të hyjë në luftë me Bosnjën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë përmes një deklarate për media se Serbia “nuk do të lejojë shkatërrim apo sulm ushtarak” ndaj Republikës Serbska në Bosnjë.

Komentet e Daçiç vijnë pak kohë pasi komandanti i ushtrisë së Bosnjës në kohën e luftës, Sefer Haliloviç ka thënë se pa ndihmën e Beogradit, forcat e Republikës Serbska nuk do të mund të qëndronin më shumë se 15 ditë ndaj forcave të Bosnjës.

Haliloviç, i cili është i pensionuar, nuk mban asnjë pozitë zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daçiç ka thënë se deklarata e Halilovic ishte “në lidhje me shkatërrimin e Republikës Serbska e që paraqet kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tensionet janë ngritur në Bosnjë-Hercegovinë, përpara referendumit të caktuar më 25 shtator ku do të vendoset nëse Republika Sërpska do të festojë ditën e entitetit më 9 janar, ditën kur më 1992 deklaroi shkëputje nga Bosnja.

Gjykata Kushtetuese në Bosnjë ka thënë se kjo ditë feste është diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës dhe ka thënë se referendumi është i jashtëligjshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?