‘Daily Mail’: Refugjatët, Europa do bëhet një vend që s’do njihet më
Gjendja në kampin grek të Idomenisë është tejet e ndezur dhe mund të shpërthejë në çdo moment.
Refugjatët janë tejet të acaruar nga pritja dhe kushtet e vështira të jetesës.
Sipas gazetarit britanik ,Max Hastings nuk do të jetë çudi sikur në Europë të shpërthejë një luftë e re.
“Migrimi nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës drejt Europës do të vazhdojë për një kohë të gjatë.
Pasojat do të jenë më të mëdha dhe më të vështira nga ato që kemi parë deri tani.
Lufta brenda kontinentit tonë nuk është një gjë për t’u përjashtuar.
Por edhe nëse arrihet të shmanget një luftë, Europa do të bëhet një vend që nuk do të njihet më.
Kriza e refugjatëve do ta ndryshojë tërësisht atë”, shkruan Hastings për ‘Daily Mail’.
KOHA JONË SONDAZH

