Danimarka miraton ligjin për konfiskimin e sendeve me vlerë të azilkërkuesve

Parlamenti daneze ka mbështetur një propozim të diskutuar për një kohë të gjatë, lidhur me konfiskimimin e sendeve me vlerë të azikërkuesve, me qëllim për të paguar më pas për mirëmbajtjen e tyre. Danimarka thotë se një politikë e tillë i barazon emigrantët me qytetarët danezë të papunë, të cilët duhet të shesin pasuritë e tyre mbi një nivel të caktuar shume, për të kërkuar më pas përfitimet.
Deputetët miratuan gjithashtu disa plane me qëllimim që të vonojnë  bashkimin familjar për azilkërkuesit.  Projektligji pritet të kaloj në zbatim, edhe pse është kritikuar shumë nga grupet e të drejtave të njeriut.  Sipas ligjit të ri, refugjatët që do të hyjnë në vend do të lejohen të mbajnë pasurinë deri në një vlerë prej rreth 10.000 korona (1.340 euro; £ 1,000). Artikuj me vlerë sentimentale, të tilla si unaza martese, do të përjashtohen.
Kritikët daneze e kanë krahasuar këtë veprim të konfiskimit të sendeve me vlerë të ngjashëm me atë të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Burimi: BBC/ Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?