Danimarka shtyn masat kufizuese, të njëjtën gjë bën edhe Gjermania
Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 shteteve federale të Gjermanisë, ranë dakord të Martën pasdite për të zgjatur me tre javë bllokimin që u vendos në 16 dhjetor. Si pjesë e shtrirjes, tubimet shoqërore në të gjithë Gjermaninë do të kufizohen në një vizitor nga jashtë çdo familjeje, dhe nga stafi dhe vizitorët që hyjnë në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit do të kërkohet që të kryejnë teste të shpejta të detyrueshme paraprakisht.
Një rregull i ri, që kufizon lëvizjen e njerëzve në 15 kilometra nga shtëpitë e tyre, do të zbatohet për bashkitë që regjistrojnë më shumë se 200 infektime të reja për 100,000 banorë brenda një jave. Mbi 70 komuna, kryesisht në shtetet lindore gjermane Saksonia, Saksonia-Anhalt dhe Thuringia, aktualisht kanë numra mjaft të lartë të infektimeve.
Gjermania hyri në një bllokim ‘të butë’ në fillim të Nëntorit, por vendosi të mbyllë çerdhet, shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore para Krishtlindjeve, përballë vdekjeve në rritje të lidhura me virusin. Gjermania pati 11,897 raste të reja dhe 944 vdekje në 24 orët e fundit.